Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova mori pjesë në Dialogun e udhëheqësve me temë “Zbatimi i Agjendës së Gjelbër për Prosperitet Ekonomik dhe Social në Ballkanin Perëndimor”, që u zhvillua dje dhe sot në Tiranë, në kuadër të përgatitjes së Samitit të Procesit të Berlinit në vitin 2023.
Në frymën e forcimit të partneritetit rajonal të klimës në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Gjermanisë në kuadër të Procesit të Berlinit, dialogu i udhëheqësve synon të kontribuojë në përgjigjen e pyetjes se si rajoni mund të afrohet me tregun e vetëm të BE-së dhe të krijojnë parakushtet për një tranzicion të drejtë social dhe ekonomik nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme të energjisë dhe dekarbonizimin.
Perspektivat socio-ekonomike tregojnë për një tranzicion kaq të gjerë për të arritur sigurinë energjetike dhe pavarësinë për Ballkanin Perëndimor dhe për t’u mundësuar individëve, kompanive dhe komunitetit akademik të përfitojnë nga ekonomia e gjelbër përmes punësimit dhe inovacioneve të reja.
Ngjarja pritet të zhvillojë një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile në kuadër të Partneritetit Rajonal të Klimës dhe të gjenerojë konkluzione dhe rekomandime për Samitin e Procesit të Berlinit në tetor 2023 në Tiranë.
Ministrja Shukova mori pjesë dhe iu drejtua plenumit të nivelit të lartë “Agjenda e Gjelbër si mision i përbashkët – rishqyrtim i marrëdhëenive – qeveri – sektori privat – shoqëri civile” ku njoftoi se si vend po fillojmë hartimin e veprimeve kombëtare në përgjigje të planit rajonal të veprimit ndaj Deklaratës së Sofjes për Ballkanin Perëndimor.
Bashkë nikoqirë të ngjarjes janë Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.