Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot e ka hapur manifestimin zyrtar për fillimin e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Mbështetja për zbatimin e kornizës ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit (PZP) “.
Sipas saj, ky projekt do të mundësojë funksionimin efikas dhe efektiv të industrisë moderne dhe të përgjegjshme për riciklimin dhe përpunimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me parimet e ekonomisë rrethore.
– Në kuadër të këtij projekti duhet të zhvillohet një sistem profesional, i përgjegjshëm dhe efikas i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, i cili do të prodhojë rezultate konkrete, ndërsa kapacitetet e autoriteteve kompetente dhe palëve të tjera të interesuara për menaxhimin e mbeturinave do të përforcohen përmes sistemit modern për regjistrim dhe raportim- theksoi ministrja Shukova.
Ajo gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh prioritetin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrim në BE, ndihma që do të marrim nga Bashkimi Evropian do të na mundësojë legjislacion profesional dhe të paanshëm, disponueshmëri të informacionit për publikun, pjesëmarrje të palëve të interesuara në procesin e vendimmarrjes dhe vlerësimit të rrezikut të cilësisë.
– Nëse kësaj i shtohet edhe vlerësimi i ndikimeve socio-ekonomike, është e qartë se këto janë rregullativa që do të lejojnë shmangien maksimale të efekteve negative në mjedis dhe zbatimin cilësor të politikës së mjedisit, në drejtim të realizimit së synimeve të zhvillimittë qëndrueshëm dhe ekonomisë qarkore – tha ministrja Shukova.
Njëkohësisht, Shukova shtoi se për realizimin me sukses të projekteve dhe zbatimit cilësor të politikës së mjedisit është e nevojshme ngritja e kapaciteteve profesionale, si dhe një qasje profesionale, e ndershme dhe e përgjegjshme jo vetëm tek nëpunësit civilë, por edhe në industri.
Në manifestimin e sotëm,fjalime të tyre mbajtën edheudhëheqësi i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shkup, Stefan Hudollin, ambasadori i Hungarisë, E.T. Andrash Klajn dhe ambasadori i Austrisë, E.T. Georg Vutsas, ndërsa informacione të rëndësishme për kuptimin dhe ndikimin e këtij projekti u ndanë nga përfaqësues të disa institucioneve pjesëmarrëse dhe aktorë të tjerë kryesorë nga Bashkimi Evropian.
Projekti i ri i binjakëzimit, për një periudhë 24 mujore, do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Fondacionin për Mbrojtjen e Klimës “Planeti Blu” si partner kryesor dhe Republika e Austrisë si partner i vogël, dhe synon të bëjë të mundur përforcimin e sistemit për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve në vendin tonë.
Krijimi i sistemit tëPZP-së në Maqedoninë e Veriut do të sigurojë trajtimin e duhur të të gjitha rrymave të veçanta të mbeturinave (paketime, MPEE, akumulatorë dhe bateri, tekstile, goma, automjete të përdorura dhe vajra të mbeturinave) dhe do të rezultojë në grumbullimin optimal të veçantë të rrymave të mbeturinave të përmendura nga mbeturinat e ngurta komunale të pazgjedhura. Projekti ka për qëllim që të krijojë një institucion të pavarur, Organin për Përgjegjësinë e Balancuar të Prodhuesve (OPBP), i cili do të pritet të mbështesë, koordinojë dhe garantojë funksionimin efektiv të aktorëve kolektivë në vend. Qëllimi kryesor i këtij organi do të jetë mundësimi i kushteve të barabarta të punës për prodhuesit, tregtarët, grumbulluesit e mbeturinave dhe impiantet e trajtimit të mbeturinave, duke ndihmuar në zbatimin e duhur të dispozitave ligjore, duke siguruar kështu një nivel të lartë transparence të procesit.