Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, shkelqësia e tij, Andras Klein. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.
Fokusi i bisedimeve ishte statusi i projektit të binjakëzimit: “Mbështetje në zbatimin e legjislacionit të menaxhimit të mbeturinave dhe skemës së përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit”, që ka filluar në fund të vitit 2022 dhe duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024, dhe është mbështetur nga The Blue Planet Foundation nga Republika e Hungarisë dhe Agjencia e Mjedisit e Republikës së Austrisë.
Ky projekt do të mundësojë funksionimin efikas dhe efektiv të një industrie modern, të përgjegjshme riciklimi dhe rikuperimi në vend, duke ndjekur parimet e ekonomisë qarkore. Në këtë mënyrë do të kontribuojë në zhvillimin e skemave profesionale, të përgjegjshme dhe efikase të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, të cilat do të forcojnë kapacitetet e autoriteteve kompetente kombëtare të menaxhimit të mbeturinave dhe palëve të interesuara për menaxhimin modern të mbeturinave dhe sistemit të regjistrimit dhe raportimit të mbeturinave nëpërmjet internetit.
Krahas diskutimeve për situatën në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si fushë prioritare në periudhën e ardhshme është diskutuar edhe menaxhimi i ujërave. Ambasadori i Hungarisë përcolli gatishmërinë e Hungarisë për të mbështetur vendin tonë në procesin e integrimit në BE.