Të rinjtë janë forca avangarde e ndryshimeve në shoqëri. U zhvillua një debat publik mbi Propozim-Tekstin e Strategjisë Kombëtare e Rinisë 2023 -2027

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, mori pjesë në debatin publik mbi Propozim-Tekstin për Strategjinë Kombëtare për Rininë 2023-2027 që u zhvillua sot në Shkup. Diskutimi u organizua si ngjarje përfundimtare e procesit për përgatitjen e Strategjisë së re pesëvjeçare kombëtare për rininë, para miratimit të saj nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Младите се основната авангардна сила на промените во општеството. Одржана јавна дебата по предлог- текстот на Националната стратегија за млади 2023-2027г.Strategjia Kombëtare për Rininë u drejtohet të gjithë të rinjve të moshës 15 deri në 29 vjeç, dhe mbulon tetë fusha tematike: pjesëmarrjen e të rinjve, informacionin për të rinjtë, punën e të rinjve, arsimin, kulturën, shëndetin, sipërmarrjen dhe mbështetjen dhe sigurinë para punësimit. Gjithashtu, e njëjta trajton tema më shumë ndërdisiplinore siç janë: gjinia, mjedisi jetësor, digjitalizimi dhe mosdiskriminimi. Kjo përcakton parimet dhe udhëzimet bazë për veprimin e të gjithë aktorëve në shoqëri që shpiejnë në përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të të rinjve dhe mjedisit ku ata jetojnë, si dhe në krijimin e kushteve që do t’u mundësojnë të rinjve të realizojnë të drejtat, nevojat dhe interesat e tyre.

DSC_0149Ngjarja organizohet nga Agjencia për Rini dhe Sport, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën drejtori i Agjencisë, Naumçe Mojsovski, Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup Kilian Wahl, dhe shefja e Zyrës së UNFPA-së në Shkup Afrodite Shalja.

DSC_0136Procesi i krijimit të Strategjisë së re Kombëtare për Rininë 2023-2027 është në kuadër të projektit rajonal “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes zbatuar nga UNDP, UNFPA, UNESCO dhe UN Women dhe me mbështetjen e Misionittë OSBE-së në Shkup, Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

DSC_0142