Ministrja Shukova priti delegacionin e komunës së Shuto Orizarit të kryesuar nga kryetari Kurdo Dudush. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes komunës dhe Ministrisë dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit. Gjithashtu, ministrja Shukova theksoi përkushtimin e Ministrisë jo vetëm për të krijuar politika për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe për të ndihmuar autoritetet lokale në zbatimin e tyre. Ajo informoi për programet aktuale dhe burimet financiare që synohen të mbështesin komunat, si dhe për mundësitë dhe mënyrat e qasjes në to.