Në takimin e sotëm të punës së ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova me Imer Selmanin i cili punon në fushën e menaxhimit të vajrave motorikë, u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me nevojën e menaxhimit të duhur të mbeturinave të vajrave që përfaqësojnë një ndotës serioz të mediumeve mjedisore, gjithashtu u shqyrtua nevoja dhe mundësia e ndryshimit të rregullores ligjore dhe akteve nënligjore që rregullojnë mënyrën e grumbullimit, ruajtjes, trajtimit dhe asgjësimin e mbeturinave të vajrave.