Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot mori pjesë në Konferencën Vjetore për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit me Planin e Veprimit 2021-2025, e cila u mbajt në Shkup.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Aktiviteti kundër korrupsionit dhe integritetit”, i financuar nga USAID, dhe i implementuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) “. dhe kishte për qëllim prezantimin e aktiviteteve nga Plani i Veprimit të Strategjisë Kombëtare, përmes rishikimit të rezultateve të arritura dhe hapave dhe rekomandimeve të ardhshme.
Në këtë aktivitet u prezantuan aktivitetet nga Plani i Veprimit të Strategjisë Kombëtare, si dhe u rishikuan sfidat, pengesat dhe problemet në zbatimin, qasjet dhe përvojat në luftën kundër korrupsionit dhe futjen e sistemit të integritetit dhe avancimin e tij në institucionet e vendit tonë. Fjalimet hyrëse mbajtën Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, David Geer, ambasador i Delegacionit të BE-së në RMV, si dhe përfaqësues nga USAID dhe nga KSHPK.