Vallandovë – Forumi i Biznesit 2023 Shukova: “Nismat lokale janë një konfirmim i njohjes dhe zbatimit të politikave të mira për rritje të qëndrueshme, të ekuilibruar të ekonomisë, një mjedis jetësor i shëndetshëm dhe vende të reja pune”

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot mori pjesë në panel-sesionin kushtuar inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, që ishte pjesë e forumit rajonal të biznesit të mbajtur në Vallandovë.

Валандово - Бизнис Форум 2023  Шукова: “Локалните иницијативи се потврда за препознавање и примена на добрите политики за одржлив балансиран раст на економијата, здрава животна средина и нови работни места”Në fjalimin hyrës, Shukova theksoi se një nga angazhimet qendrore të Qeverisë është vendosja e politikave energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në baza të qëndrueshme afatgjatë të bazuara në energjinë e pastër dhe të gjelbër, me qëllim që të sigurohen kushte për rritje të qëndrueshme të ekonomisë në vendin tone, mjedis jetësor të shëndetshëm dhe vende të reja pune.

– Arritja e një Evrope neutral deri në vitin 2050, që është një nga synimet klimatike të BE-së për të cilën ne si vend po përpiqemi, kërkon ndryshime në një sërë sektorësh kyç, investime në teknologji të pastra mjedisore dhe inovative, mbështetje të industrisë së inovacionit, shfrytëzimi i formave më të pastra, më të lira dhe më të shëndetshme të transportit privat dhe publik, dekarbonizimi i sektorit të energjisë, sigurimi i efikasitetit energjetik të ndërtesave, por edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e standardeve globale mjedisore. Kjo është adresuar në një numër të madh të dokumenteve të miratuara nga kjo sferë, dhe njëkohësisht Ligji i ri për Energjinë dhe Draft-Ligji për Veprimin Klimatik janë në përputhje me legjislacionin e BE-së – theksoi ministrja Shukova.

4Ajo shtoi se shteti më mënyrë më intensive po stimulon përdorimin e rreteve të diellit për prodhimin e energjisë elektrike dhe se me ndërtimin e dy termocentraleve me nga 50 megavat në Oslomej nga investitorë privat, si dhe me dy investime vetanake 10 vatësh të EMS-së, Republika e Maqedonisë së Veriut po bën tranzicionin e parë energjetik të një termocentrali me qymyr në një termocentral fotovoltaik. Në vazhdim do të realizohen rreth dhjetë projekte energjetike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, siç janë termocentralet fotovoltaike në KXE Manastir, në zonën e Tre Shatërvanëve afër Shtipit, afër Miravcit, termocentralet e erës në pjesën e aeroportit të vjetër në Shtip, projekti i madh për hidrocentralin e Çebrenit me digën Orlov Kamen, si dhe termocentralet e gazit në TC Negotinë.

Ministrja Shukova theksoi se është kënaqësi e madhe kur vijnë iniciativa nga niveli lokal. Përshtypjet nga takimet intensive me kryetarët e komunave janë se në nivel lokal po zbatohen më shpesh projekte që ringjallin konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekuilibruar, përmes fokusit në kursimin e energjisë, efikasitetin e energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë etj, të cilat tregojnë njohjen e momentit për t’i kthyer sfidat në mundësi.

2Forumi u hap me fjalën e mirëseardhjes nga kryetari i komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, i cili theksoi se komuna e Vallandovës si mikpritëse ngadalë por me siguri e ringjall këtë forum biznesi vit pas viti, si një mundësi e mirë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.

3Në forum morën pjesë ekspertë, përfaqësues nga pushteti ekzekutiv, organizata të shoqërisë civile, sektori i biznesit, si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit nga Kroacia dhe Serbia.

5Forumi u organizua nga Komuna e Vallandovës në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”.