Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajti takim koordinues me përfaqësuesit e aksionit “Borenka” dhe “Pyjet Kroate” – dega Split.
Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale me pasoja negative, përveç të tjerave edhe në ekosistemet pyjore. Ripyllëzimi, përmes ndërthurjes së edukimit dhe vullnetarizmit, janë postulatet kryesore të punës së “Borenka” – aksioni vullnetar më i madh në Evropë në këtë fushë, i cili po fillon të zbatohet edhe në vendin tonë.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke e njohur rëndësinë e partneritetit dhe veprimit të përbashkët, përmes “Unionit të Skautëve” është partnere e këtij aktiviteti ndërkombëtar “BORENKA – vizatoni pemën tuaj”, me qëllim të mbështetjes institucionale në promovimin dhe ofrimin e ekspertizës në realizimin e qëllimeve të aksionit.