MMJPH do ta përkrahë komunën e Kriva Pallankës në realizimin e disa projekteve në fushën e mjedisit jetësor

Me qëllim të zbatimit të masave dhe aktiviteteve në nivel lokal që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes me mbeturinat dhe mundësive për zhvillim të përshpejtuar por të qëndrueshëm ekonomik të komunës, Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot në ambientet e administratës së  komunës së Kriva Pallankës, ka mbajtur takim pune me kryetarin e Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski.

МЖСПП ќе ја поддржи општина Крива Паланка во реализација на повеќе проекти од областа на животната средина(1)Në takim, kryetari i komunës Mitovski informoi për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të vetëqeverisjes lokale, ndërsa ministri Shukova në detaje shpjegoi mënyrat se si Ministria përmes programeve të saj për mbështetje dhe zhvillim mund ta ndihmojë komunën në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e  projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në takim, Ministrja Shukova shprehu gatishmërinë për ndihmë profesionale të komunës në planifikimin, përcaktimin dhe zbatimin e masave për hapjen e vendeve të gjelbra të punës dhe përmirësimin e gjendjes aktuale me mbeturinat, si pjesë e aktiviteteve gjithëpërfshirëse për përmirësimin e mjedisit në Kriva Pallankë, në  interesin e të gjithë banorëve të saj. Njëkohësisht ajo paralajmëroi ndarjen e rreth 7.000 kontejnerëve për para seleksionimin e mbeturinave, të cilat MMJPH i ka dedikuar për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndër të cilat disa janë planifikuar edhe për komunën e Kriva Pallankës.

DSC_0015[1]

Bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe vendor është kyç në përballimin e sfidave në fushën e mjedisit, që do të sigurojë cilësi më të lartë të jetës për të gjithë qytetarët në vendin tonë, ranë dakord bashkëbiseduesit