Takimi i ministres Shukova me prodhuesit e qeseve të plastikës

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova,mbajti një takim pune me përfaqësues nga industria e prodhuesve të qeseve të plastikës për bartje të mallrave dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të R. së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u diskutua për detyrimet e reja ligjore që do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2023, më konkretisht ndalimi i hedhjes në treg në vendin tonë të qeseve të plastikës dhe qeseve të oksobiodegradueshme për transport mallrash.Средба на министерката Шукова со производители на пластични кеси

Në fakt kompanitë prezantuan se materiali për prodhimin e qeseve të biodegradueshme, sipas standardit të biodegradueshmërisë, vështirë se është i disponueshëm për tregun maqedonas dhe se prodhuesit përballen me vështirësi në prodhimin e vazhdueshëm të këtyre qeseve. Në të njëjtën kohë, ata paraqitën propozime për rishikimin e legjislacionit dhe përpjekje më të mëdha për të siguruar kushte të barabarta në treg, pra për të parandaluar konkurrencën jolojale duke ofruar qese të plastikës falas. Përveç kësaj, përfaqësuesit e industrisë po propozojnë uljen e tarifës për qeseplastike të biodegradueshme, të cilat do të shiten pas 1 korrikut 2023.

Ministrja Shukova, pasi dëgjoi kërkesat e prodhuesve të qeseve të plastikës, i informoi se propozimet e tyre do të shqyrtohen me kujdes dhe tërësisht në koordinim me autoritetet përkatëse shtetërore. Gjithashtu, me vendosmëri u tregoi bashkëbiseduesve se anulimi apo rikthimi i procedurës së nisur për reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikëstë njëpërdorimshme nuk do të ndodhë, sepse këto janë detyrime të marra nga vendi ynë, për harmonizimin e legjislacionit të BE-së.