Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes konkrete për tejkalimin e problemit të inkasimit të kërkesave të papaguara ndaj ndërmarrjeve publike për aktivitete komunale, shfrytëzuesit e ujit nga Ujësjellësi Rajonal Studençicë, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajtën takim me kryetarët dhe drejtorët e ndërmarrjeve komunale nga komunat përkatëse, si dhe me drejtorin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit “Studençicë”.
Në takim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i ka ngarkuar komunat e Kërçovës, Plasnicës, Makedonski Brodit, Dollnenit, Krushevës dhe Krivogashtanit, të cilat furnizohen me ujë nga ky hidrosistem, të dorëzojnë informacion të shkurtër për gjendjen e faturimit dhe mendimin e tyre për zgjidhjet e mundshme për të tejkaluar këtë problem.
Takimin e hapi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.