Shukova në takim me kryetarin e Komunës së Plasnicës

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sot zhvilloi një  takim me kryetarin e Komunës së Plasnicës, Alija Jaoski.

Në takim u diskutua për aktivitetet për zbatimin e masave në nivel lokal që do të ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit në komunë, veçanërisht në fushën e pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe zgjidhjes së problemit të deponive ilegale në rajon.

Шукова на средба со градоначаникот на Општина ПласницаMinistrja Shukova informoi për mënyrat se si Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor mund ta mbështesë komunën dhe theksoi se bashkëpunimi intensiv ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal është kyç për realizimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë në cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët në komunë, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vetë komunës.