Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, sot është nënshkruar Marrëveshja për grant në vlerë prej 70 milionë euro për ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për Shkupin. Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe nënkryetarja e BEI-së Liliana Pavlova. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçic dhe ambasadori evropian David Geer.
Ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit do të jetë projekti më i madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor i realizuar deri më tani në vendin tonë, por në të njëjtën kohë edhe sfida më e madhe.
Ne si Qeveri e mbyllim ndërtimin financiar dhe mundësojmë fillimin e ndërtimit të stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit. Pas sigurimit të financave, mbetet obligim i Qytetit të Shkupit që të përfundojë procesin e shpronësimit dhe së bashku me komunën e Gazi Babës të kompletojnë dokumentacionin urbanistik dhe nënshkrimin e kontratave për ndërtim dhe mbikëqyrje nga drejtori i NP Ujësjellës dhe Kanalizime.
Ky është një process sfidues që kërkon një koordinim të madh nga të gjitha palët e përfshira. Por PO, ne jemi të gatshëm të pranojmë sfidën. Ky projekt është mbi të gjitha interesat politike dhe imperativ përderisa duam të jemi pjesë e familjes evropiane – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.