Hapësira, si një kategori universale, është një përcaktuese thelbësore e shtetit dhe gjithashtu lëndë e procesit më të rëndësishëm në zhvillimin e saj, procesin e planifikimit.
Planifikimi i hapësirës është një mënyrë për vendosjen e strategjisë për zhvillimin e territorit të çdo vendi të qytetëruar.
Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Sektorit të Planifikimit Hapësinor, është e obliguar për udhëheqjen dhe zbatimin e politikave dhe monitorimin e formësimit të hapësirës së Republikës së Maqedonisë.
Planifikimi hapësinor është një veprimtari multidisiplinare qëllimi i së cilës është një projeksionin afatgjatë për zhvillimin e hapësirës nga të gjitha aspektet.
Me planifikimin hapësinor sigurohet një zhvillim i balancuar hapësinor, rregullim racional dhe shfrytëzim i hapësirës, kushte për një jetesë humane dhe punë të qytetarëve, si dhe parashikimi i masave për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, mbrojtja nga shkatërrimi i luftës, nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike etj.
Planifikimi hapësinor paraqet një process të kontinuar që realizohet përmes përpunimit permanent dhe sjelljes së planeve hapësinore, si dhe koordinimit të zbatimit të tyre, sidomos implementimit të tyre.
Veprimtaria planifikimi hapësinor ëashtë një veprimtari nga karakteri publik që regullohet me:
– Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik dhe
– Ligjjin për Zbatimin e Planit Hapsinor të Republikës së Maqedonisë
Zbatimi i këtyre ligjeve është nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Sektorit për Planifikim Hapësinor, i cili organizohet në tri departamente:
Aktivitetet e Sektorit që rrjedhin nga Ligji:
– e korrdinon procedurën për përpunimin e planeve hapësinore;
– e zbaton procedurën për sjelljen e tyre;
– e monitoron implementimin e tyre (përmes përgatitjes së Raporteve njëvjeçare për zbatimin e Planit);
– krijon Kushte për planifikimin e hapësirës (Vendim për Kushte për planifikimin e hapësirës);
– merr pjesë në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore;
– jep mendim professional për harmonizimin e planeve të rendit më të ulët me Planin hapësinor të vendit;
– përgatit vlerësim dhe program dy-vjeçar për zbatimin e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë;
– jep mendim nga sfera e planifikimit hapësinor;
– i korrdinon dhe zbaton politikat për zbatimin e procedurës për vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor;
– bënë analizën dhe vlerësimin e raporteve për vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor dhe jep mendim për Raportin dhe Vendimin për zbatimin e vlerësimit strategjik ndaj mjedisit jetësor;
– përgatit dokumente dhe propozim vendime ligjore, ndihmë të nevojshme profesionale dhe mendime profesionale nga sfera e vlerësimit strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor.
Aktivitete tjera – bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai ndërsektorial:
– i implementon koonventat ndërkombëtare nga sfera e planifikimit hapësinor;
– realizon bashkëpunim ndërsektorial dhe ndër-resorial;
– merr pjesë në përpunimin e programeve për bashkëpunimin e vendeve fqinje në konteksitn ndërkufitar;
– bashkëpunon me BE-në (Agjendën Territoriale të BE-së dhe dokumentet tjera nga fusha e planifikimit hapësinor);
– bashkëpunon me ЕЕА (Agjencinë Evropiane të Mjedisit Jetësor);
– bashkëpunon me Këshillin e Evropës (SEMAT) etj.
Plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë paraqetnjë strategji për zhvillimin hapësinor të Republikës dhe jep drejtime për qëllimin, përdorimin, mbrojtjen, organizimin, rrregullimin dhe menaxhimin e hapësirës së Republikës së Maqedonisë.
Plani Hapësinor paraqet një dokument menaxhues me vlerë të qëndrueshme dhe njëkohësisht paraqet një projekt integral të zhvillimit.
Vlera e qëndrueshme – përmes planit është përcaktuar organizimin hapësinor i një territorie të caktuar, qëllime dhe koncepte të zhvillimit hapësinor, mënyra të përdorimit të tokës (elemente që kanë një dimension strategjik në zhvillimin dhe karakterin afatgjatë), kushte për realizimin e koncepteve të përcaktuara, me këtë janë harmonizuar planet nga rregulla më e ulët:
Karakteri integrues – i koordinon strukturat komplekse të veprimtarive primare, sekondare, terciale dhe publike, vendndodhjen dhe ndarjen e tyre në hapësirë;
Menaxhues – iartikulon dhe i zgjedh konfliktet që ndodhin midis subjekteve në përdorimin e burimeve natyrore, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, përcakton përdorimin e hapësirës dhe drejton planifikimin e investimeve të reja.
Plani Hapësinor i Republikës përmbanë: qëllimin themelorë të tokës, drejtime për rregullimin dhe përdorimin e hapësirës, rregullimin hapësinor të ndërtesave nga aktivitetet ekonomike dhe ato jo-ekonomike, rrjet të vendbanimeve, rregullimin hapësinor të infrastrukturës së komunikacionit dhe të infrsatrukturës tjetër, vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, drejtime dhe masa për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, masa për mbrojtjen e trashëgimisë së patundshme kulturore, masa për mbrojtjen nga shkatërimet e luftës, masa për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike dhe aksidentet, parametrat për zbatimin e planit dhe raporte adekuate grafike.
Plani Hapësinor përgatet sipas metodologjisë së veçantë.
Plani hapësinor përpunohet nëpërmjet: planit hapësinorë të rajonit, planit hapësinor të komunës, komunave të qytetit të Shkupit dhe qytetin e Shkupit dhe planit hapësinor për zonën me interes të veçantë për Republikën (siç është: akumulimi, burimi i ujit, rajoni për eksploatimin e lëndëve të para minerale, korridoret infrastrukturore dhe të transportit, etj).
Planet hapësinore i përgatit Agjencia për Planifikimin Hapësinor, e formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me urdhër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Planet hapësinore i sjell:
Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë, planet hapësinore të rajoneve, planet hapësinore të komunave dhe planet hapësinore për zonat me interes të veçantë i sjell Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Plani për parandalimin dhe gjenerimit të mbetjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut (2021 – 2027)