Nr. Ref.MK 20 IPA EN 01 22- R
Ka nevojë për angazhimin e Asistentit të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (KPT)
Projekti Tuining “Mbështetja e zbatimit të kornizës ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemi i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve (PZP)” është projekt i përbashkët midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Republikës së Hungarisë, e përfaqësuar nga Fondacioni „Blue Planet Climate Protection“ dhe Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga “Umweltbundesamt GmbH”.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në forcimin e sistemit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, duke vendosur aranzhmane konkrete institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti kërkon të angazhojë një Asistent të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (KPT), detyrat e të cilit përfshijnë mbështetjen e KPT-së gjatë koordinimit dhe menaxhimit të projektit Tuining. Projekti ka nisur më 1 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë 24 muaj.
Fillimi i angazhimit: 15 јаnar 2023
Asistenti i KPT-së do të punësohet me kontratë me orar të plotë dhe do të ketë vendin e punës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shkup. Personat të cilët kanë pasur ndonjë kontratë për angazhim në institucionet e administratës shtetërore në gjashtë muajt e mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të merren parasysh për këtë pozitë.
Asistenti i KPT-së do të jetë i vetëpunësuar dhe do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për pagesën e të gjitha taksave dhe detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi në vend, përfshirë ato që lidhen me sigurimet shëndetësore dhe sociale.
Detyrat e Asistentit të KPT-së janë:
– Të ndihmuarit e KPT-së në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të projektit Tuining dhe ndihmë në menaxhimin e çështjeve financiare dhe administrative të KPT-së,
– Të ndihmuarit e KPT-së në organizimin e misioneve të ekspertëve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, takimeve të komitetit drejtues dhe ngjarjeve të tjera të projektit, duke përfshirë aktivitete të tjera online të Projektit,
– Aranzhmanepotenciale për udhëtime, rezervime akomodim dhe organizim të vizitave studimore,
– Përgatitja e materialeve të shkruara në anglisht dhe maqedonisht,
– Menaxhimi i përgjithshëm i administratës së zyrës, duke përfshirë evidencën e zyrës, organizimin e trajnimeve, misioneve të ekspertëve, udhëtimet lokale, punën e përgjithshme në zyrë, etj.
– Mbajtja e evidencës bazë të kontabilitetit buxhetor të projektit (ditari i projektit, certifikatat e misioneve, raportet financiare), arkivimi i dokumentacionit financiar (faturat, etj.),
– Furnizimi dhe menaxhimi me materialet e zyrës në bazë të kërkesës së KPT-së,
– Organizimi i takimeve në bashkëpunim me partnerët e projektit (përgatitja e agjendave të takimeve dhe mbajtja e procesverbaleve),
– Kontrollimi i saktësisë dhe konsistencës së prezantimeve dhe përkthimeve të materialit teknik në maqedonisht dhe anglisht,
– Hartimi dhe redaktimi i procesverbaleve të takimeve, të ndihmuarit e KPT-sënë hartimin dhe redaktimin e raporteve mujore, tremujore dhe përfundimtare të projektit dhe dokumenteve të tjera përkatëse, dhe
– Menaxhimi i rrjeteve sociale të projektit me qëllim informimin e publikut.
Kualifikimet e nevojshme të kandidatëve:
Asistenti i KPT-sëdo të zgjidhet në përputhje me kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:
Përvoja dhe aftësitë e nevojshme:
– Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (niveli C1 ose C2).
– Eksperiencë pune të mëparshme në punë në zyrë.
– Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike.
– Aftësia për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efikase pune.
– Nivel i avancuar i njohurive të kompjuterit dhe paketave softuerike (MS Word, Excel, Powerpoint, MS Teams, Skype etj.).
– Njohuri për institucionet përkatëse administrative dhe politikat, ligjet, ndihmën e jashtme dhe strukturat operative që ndikojnë në zhvillimin rajonal dhe sektorin e infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut.
– Eksperiencë e mëparshme në përdorimin e mediave sociale.
– Aftësi për të punuar nën presion dhe për prioretizim.
Kandidatët duhet të dërgojnë biorgrafinë e tyre (në formatin Europas) me letër motivimi në anglisht në adresën tibor.nemcsek@kbka.orgme titullin “RTA Assistant” jo më vonë se data 6 janar 2023.
Dokumentet shtesë që duhen bashkëngjitur në versionin e skanuar si pjesë e aplikimit:
– Diplomë e arsimit të lartë;
– Certifikatë e njohjes së gjuhës;
– Rekomandime nga punëdhënësi/it e mëparshëm (nëse ka).
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë midis 9-12 janar 2023.