Sot më27 dhjetor 2014, në f. Nakolec, në bregun e Liqenit të Prespëszyrtarisht u vë në përdorim Sistemi për menaxhimin e ujërave të zezaqë rrjedhin në Liqenin e Prespës.
I njëjti është rezultat i projektit të përfunduar të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe komunës së Resnjës me mbështetje teknike të UNDP-së. Këtë sistem e lëshuan në përdorim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z Nurhan Izairi, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, z-nj. Louiza Vinton dhe kryetari i komunës së Resnjës, z.Gjoko Strezovski.
Me këtë rast, ministri Izairi tha:
„Sot po e shënojmë përfundimin e suksesshëm të një investimi shumë të rëndësishëm – ndërtimi i sistemit për menaxhimin e ujërave të zeza në fshatin Nakolec, këtu në bregun e Liqenit të Prespës. Ky aktivitet kompleks ndërtimorë u mundësua në kuadër të Projektit për mbrojtjen e Liqenit të Prespës që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Resnjës së bashku e zbatuan duke iu falënderuar mbështetjes teknike të UNDP-së.
Mjetet financiare për gjithë sistemin me vlerë prej më shumë se gjysmë milion dollarë janë siguruar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Fondi Global i Mjedisit Jetësor (GEF). Ky projekt përfshinë ndërtimin e rrjetit të kanalizimit me gjatësi të përgjithshme prej 4,2 kilometrash dhe stacionin për pastrim modern që tashmë siguron një trajtim efikas të ujërave të zeza nga ky vendbanim. Ky projekt sjell përfitime të shumta për popullatën lokale, kështu edhe për mbrojtjen e Liqenit të Prespës, si një nga ekosistemet më të vlefshme të ujërave të ëmbla në vendin tonë dhe më gjerë.
E shfrytëzoj këtë rast që t’ju falënderohem partnerëve tanë tradicional në mbrojtjen e Liqenit të Prespës – UNDP-së dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për mbështetjen e tyre në zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Sistemi i suksesshëm i përfunduar është vetëm një tjetër dëshmi se bashkëpunimi të cilin e kemi me komunën e Resnjës dhe popullatën lokale nga Prespa jep rezultate të mëdha. Dedikimi dhe shkalla e organizimit të banorëve të fshatit Nakolec jo vetëm që mundësuan një realizimi të shkëlqyer të këtij projekti, por janë edhe garancion për qëndrueshmërinë e tërë këtij sistemi në të ardhmen.
Kjo qasje e realizimit të masave konkrete për mbrojtjen e Liqenit të Prespës do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, deri në arritjen e qëllimeve tona kryesore – mbrojtje efikase të këtij ekosistemi të veçantë nga i cili përfitim do të kenë jo vetëm popullata lokale, por edhe gjithë shteti„.