Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në hapësirat e kësaj Ministrie, realizoi një takim pune me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, E.T. Piter Verheen.
Në këtë takim u diskutua për gjendjet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa u shqyrtuan edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta midis dy shteteve në sferën e mjedisit jetësor.