Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mori pjesë dhe ju drejtua të pranishmëve në Konferencën me temë: “Menaxhimi me paketim dhe mbeturinat nga paketimi– Si t’i përmbushim qëllimet kombëtare ? “ e cila sot u mbajtnë ambientet e Odës ekonomike të Maqedonisë
Konferenca kishte për qëllim t’i identifikojë gjendjet, problemet dhe sfidat si dhe të propozojë masa për të gjithë pjesëmarrësit në procesin e menaxhimit me mbeturinat nga paketimi me qëllim të rritjes së shkallës të riciklimit nga paketimi dhe arritjes së qëllimeve kombëtare deri në vitin 2020.
Në fjalimin e vet ministri tha:
-Menaxhimi me mbeturinat është një nga sferat më të rëndësishme të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Në mënyrë që t’u përgjigjemi kërkesave bashkëkohore në vitet që janë para nesh dhe me qëllim të tejkalimit të gjendjes ekzistuese si dhe për t’u vendosur një sistem i qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat, që është në pajtim me kërkesat e BE-së, u miratua Ligji për menaxhim me mbeturinat si kornizë themelore. Gjithashtu, janë miratuar edhe ligje të posaçme për menaxhim me rrjedhat e posaçme të mbeturinave siç është edhe Ligji për menaxhim me paketim dhe mbeturinat nga paketimi.
Shfrytëzoj rastin të theksoj se ky bashkëpunim i mirë dhe i sinqertë midis organeve të Qeverisë dhe vepruesve kolektiv, si përfaqësues të bashkësisë së biznesit në Maqedoni, është i një rëndësie të jashtëzakonshme që të mund t’i përmbushim qëllimet që janë vënë para nesh e të cilat janë detyrim nga legjislacioni kombëtar, por edhe detyrim që e kemi marrë para institucioneve të BE-së. Detyra jonë është pikërisht kjo, që ju si veprues kolektiv ta organizoni sistemin e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave nga paketimi, ndërsa ne si organ shtetëror, përgjegjës për zbatimin dhe mbikëqyrjen e sistemit, të miratojmë propozime të përbashkëta në funksion të mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të mirën e përgjithshme të bashkësisë së biznesit dhe në përgjithësi të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.