Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën me temën: „Menaxhimi me paketimin dhe mbeturinat nga paketimi – Si t’i përmbushim qëllimet kombëtare?“ e cila më 05.12.2014 (e premte), me fillim në ora 11:30 do të mbahet në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë (salla 4 kati i pestë).
Konferenca ka për qëllim identifikimin e situatave, problemeve dhe sfidave, si dhe propozimin e masave për të gjithë faktorët në procesin e menaxhimit me mbeturinat nga paketimi me qëllim të rritjes së shkallës së riciklimit të mbeturinës nga paketimi dhe arritjes së qëllimeve kombëtare deri në vitin 2020 .
Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.