Udhëzim për dorëzimin e fletës evidente dhe pagesën e kompenzimit për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave
Sipas Ligjit për Menaxhimin me Paketimin dhe Mbeturinat nga Paketimit nga 1 dhjetori 2021, parashikohet kompenzim për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave, të cilat duhet të mblidhen dhe paguhen nga tregtarët në baza tremujore, për të cilat është hapur llogaria e posaçme e të ardhurave.
Për muajin dhjetor, me të cilin filloi zbatimi i Ligjit, e që është muaji i fundit i tremujorit paraardhës, Raporti për evidencën dhe pagesën e kompenzimeve duhet të dorëzohet në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri më 15 janar 2022.
Lista evidente për qeset e shitura të biodegradueshme, që gjithashtu duhet të dorëzohet çdo tremujor dhe jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës, është paraparë në përputhje me Rregulloren për standardet e biodegradueshmërisë që duhet t’i plotësojnë qeset për bartjen e mallrave, mënyrën e vendosjes në treg të qeseve të biodegradueshme nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit për mbajtjen e evidencës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 265, 30 nëntor 2021)
Lista evidente, me një kopje të fletëpagesës për kompenzimet e paguara, dërgohen me postë ose dorëzohen personalisht në Arkivin e MMJPH në adresën:
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor / Sektori i Mbeturinave
Sheshi „Presveta Bogorodica” nr. 3
1000 Shkup
Kompenzimi i cili paguhet është 15 denarë. Kompenzimi që tregtari duhet ta paguaj në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është pa vlerën që mbetet pas llogaritjes së TVSH-së, që paguhet në përputhje me Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar .
Linku mbi Rregulloren:
Të dhënat për llogarinë: Kompensimi për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave
Назив на примачот – Буџет на РСМ
Банка на примачот – Народна банка на РСМ
Сметка – единствена трезорска сметка 100000000063095
Сметка на буџетски корисник – единка корисник – 121011520263110
Приходна шифра и програма – 718159 26