Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, hapi Vebinarin rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore me temë “Formimi i një paneli shkencoro-politik për kimikatet, mbeturinat dhe ndotjen”, i cili u zhvillua dje, organizuar nga Programi për mjedisin jetësor i Kombeve të Bashkuara (UNEP), Zyra Federale zvicerane për mjedisin jetësor (FOEN) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Në këtë ngjarje u shqyrtua propozim teksti i rezolutës që do të mbështeste formimin e një paneli shkencoro-politik për kimikatet, mbeturinat dhe ndotjen, i cili do të mundësojë përfshirjen dhe përdorimin e kërkimit shkencor dhe të të dhënave në ndërtimin e politikave globale në menaxhimin me kimikatet, mbeturinat dhe ndotjen në përgjithësi.
– Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar dhe mbështet veprimet kombëtare, por edhe globale dhe rajonale për menaxhimin ekologjik të kimikateve dhe mbeturinave. Në atë kontekst, vendi ynë e njeh nevojën e fuqizimit të panelit shkencoro-politik, i cili do t’u mundësojë politikëbërësve të informohen për të arriturat më të fundit shkencore – theksoi Shukova.
Pjesëmarrësit e vebinarit patën mundësinë që përmes një diskutimi konstruktiv të kontribuojnë në finalizimin e draft tekstit të rezolutës, i cili do të prezantohet në segmentin e dytë të Asamblesë së Pestë për mjedisin jetësor të Kombeve të Bashkuara (UNEA 5.2), që do të mbahet në Dhjetor 2021 në Nairobi, Keni.