Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, kryesoi takimin e dytë të Bordit Drejtues të Programit për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e Veriut (PRN), ndërsa mori pjesë edhe në punëtorinë hyrëse për kapitalizimin e rezultateve të Programit, që u zhvillua sot në Berovë.
Qëllimi i punëtorisë ishte përgatitja e një afati kohor për PRN dhe për të ndarë aktivitetet kryesore, arritjet dhe sfidat, si dhe ngjarjet e jashtme që ndikuan në Program.
Në aktivitet morën pjesë edhe partnerët e Programit të Ruajtjes së Natyrës në Maqedoninë e Veriut, të cilët u përfshinë aktivisht në zbatimin e dy fazave të përfunduara dhe fazës dalëse të projektit, si dhe përfaqësues të donatorit, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Programi i ruajtjes së natyrës në Maqedoninë e Veriut synon të mbështesë aktivitetet për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin lokal të rajonit të Bregalnicës. Programi gjithashtu mbështet ndërhyrjet në nivel kombëtar që pritet të kenë ndikim në ruajtjen e biodiversitetit dhe natyrës në përgjithësi.