Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajti një fjalim hyrës në Konferencën e 5-të ndërkombëtare “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, që po mbahet sot në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Konferenca i kushtohet tejkalimit të pasojave të pandemisë KOVID-19 dhe sigurimit të progresit drejt arritjes së qëllimeve globale të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, ministri Nuredini theksoi bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me universitetet si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet institucioneve qeveritare, autoriteteve lokale dhe komunitetit të biznesit, me akademitë që krijojnë bazën shkencore mbi të cilën duhet të themelohen politikat, por edhe që edukojnë liderët dhe politikanët e ardhshëm.
“Edhe para pandemisë, arritja e përparimit drejt objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm ishte një qëllim i lartë dhe ambicioz. Shumë vende po bëjnë përparim të mirë në këtë drejtim, por në mënyrë të pabarabartë. “Pandemia, për fat të keq, ka vonuar perspektivat e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të vitit 2030 në shumë vende”, tha Nuredini, duke vënë në dukje nevojën për të rishqyrtuar dhe rritur përpjekjet kombëtare për arritjen e tyre.
“Ne si Qeveri, siç e dini, kemi ndërmarrë disa reforma për ta bërë të ardhmen tonë më të qëndrueshme, po rishikojmë shumicën e ligjeve tona, po i harmonizojmë me direktivat e BE-së, të cilat janë vetë, apo synojnë qëllimet e zhvillim të qëndrueshëm”, shtoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor. Vëmendje të veçantë i kushtoi synimeve ambicioze dhe kontributeve të planifikuara kombëtare në Marrëveshjen e Parisit në drejtim të kontributit kombëtar për kufizimin e emetimeve të gazeve serrë, por edhe për sfidave e kalimit të ekonomisë nëekonomi qarkore.
Fjalime hyrëse patën edhe Rektori i Universitetit prof. Dr. Azis Polozhani, ambasadorja gjermane Anke Holseini dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj fushe.