Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska realizoi një takim me Zëvendës ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës në vendin tonë E.T. Robert Deker.
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit. Përveç kësaj, Oxhaklieska theksoi rëndësinë e rolit të komunave në trajtimin e problemeve mjedisore dhe nevojën për forcimin dhe mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve në nivel lokal me qëllim të zbatimit të vazhdueshëm të obligimeve të përcaktuara në aktet ligjore të miratuaranë sferën e mjedisit.
U diskutuan edhe mundësitë për mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen në realizimin e aktiviteteve për mbrojtjen e burimeve ujore, mbrojtjen nga vërshimet dhe menaxhimin e mbeturinave me qëllim të përmirësimit të gjendjes në nivel lokal.