NUREDINI: Rruga jonë është menaxhimi modern dhe evropian i mbeturinave dhe një mjedis jetësor i shëndetshëm

НУРЕДИНИ Нашиот пат е современо и европско управување со отпадот и здрава животнаKryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp mbi ligjet e reja për menaxhimin me mbeturinat. Ligjet janë plotësisht në përputhje me standardet e përcaktuara të Bashkimit Evropian dhe me zbatimin e tyre jo vetëm që do të përmirësohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shëndeti i njerëzve, por edhe do të zbatohen edhe parimet e ekonomisë qarkore.  Korniza ligjore dhe Plani kombëtar për Menaxhimin me mbeturinat 2021-2031 rregullojnë në detaje grumbullimin, transportin, përzgjedhjen, riciklimin e mbeturinave, si dhe trajtimin dhe përdorimin e tyre, por edhe përgjegjësitë e të gjithë vepruesve përfshirë edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. 

“Ne i detyrohemi brezave të ardhshëm që ta zgjedhim këtë problem i cili është grumbulluar për dekada të tëra dhe t’i japim fund zinxhirit të keqmenaxhimit me mbeturinat. Kështu do të arrijmë që të kemi një vend të pastër, dhe brezave të ardhshëm do ju lëmë një mjedis të pastër jetësor”- tha kryeminstri Zoran Zaev. 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se përveç rregulativës, duhet të krijohet edhe sistemi rajonal me infrastrukturë bazë përderisa duam një zgjidhje përfundimare të kësaj çështjeje. 

 “Si Ministri dhe Qeveri, ne kemi hartuar një plan se si të mbështesim sigurimin e asaj infrastrukture. Ne po punojmë shumë për investimet në arritjen e funksionalitetit të sistemit rajonal për menaxhimin me mbeturinat përmes qendrave të zhvillimit, sigurimin e pikave të grumbullimit dhe vendeve për përzgjedhje, ndërtimin e infrastrukturës së standardizuar me stacionet e transferimit dhe deponitë rajonale, si dhe pastrimin dhe mbylljen e deponive ilegale jo standarde. Kjo është rruga jonë drejt menaxhimit modern dhe evropian me mbeturinat dhe një mjedis jetësor të shëndetshëm, dhe unë ftoj sektorin privat dhe qytetarët të jenë partnerët tanë në arritjen e këtij qëllimi të përbashkët”- tha Ministri Nuredini. 

Ai theksoi se në lidhje me fraksionet e veçanta të mbeturinave, veçanërisht menaxhimi me atë që qytetarët ballafaqohen më shumë – paketimet plastike, është parashikuar ndalimi i përdorimit të tyre që do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, dhe kompensim prej 15 denarë për qeset e biodegradueshme të cilat duhet të regjistrohen dhe transferohen në një fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Gjithashtu, për here të parë nga 1 Dhjetori vendoset një ndalesë për përdorimin e njëhershëm të ambalazheve plastike në zonat e mbrojtura. 

Ministri Nuredini përmendi projektin e Makstil dhe GIM për përdorimin e zgjyrës si lëndë e parë sekondare në ndërtimin dhe krijimin e ndërmarrjeve shoqërore të grumbulluesve sekondarë të mbeturinave REDI Reciklaza, si shembuj jashtëzakonisht të mirë. Praksa ka treguar se politikat e parashikuara janë të zbatueshme, se mundësojnë inovacione, zhvillim teknologjik dhe industrial dhe se me ndryshimin e trajtimit të mbeturinave ne mund të fitojmë lëndë të para sekondare të dobishme, ta zvogësojmë presionin mbi mjedisin jetësor dhe të sigurojmë përfitime ekonomike. 

https://youtu.be/6GSecYsdiZU