UNECE do të mbështesë shtetin për menaxhim më të mirë me burimet ujore

УНЕЦЕ ќе ја поддржи државата за подобро управување со водните ресурсиZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska gjatë qëndrimit të saj në Gjenevë dhe pjesëmarrjes në Mbledhjen e nënshkruesve të Konventës për Ujin, pati një takim dypalësh me Dmitry Mariasin, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i UNECE. Në takim diskutuan për situatën në mjedisin jetësor në vendin tonë, me theks të veçantë mbrojtjen e ujërave.  

 

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë aktuale të UNECE për të ndihmuar dhe mbështetur zgjidhjet e projektit në procesin e menaxhimit më të mirë me burimet ujore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me programin strategjik të veprimit në kuadër të projektit Drim.  Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNECE, Mariasin e mbështeti nismën për fillimin e aktiviteteve për ratifikimin e Protokolit për ujë dhe shëndet.