Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska gjatë qëndrimit të saj në Gjenevë, pati një takim pune me Ambasadoren e Përhershme të Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Teuta Agai-Demjaha.
Në takim u shkëmbyen përvoja dhe njohuri me qëllim të përmirësimit të situatës me mjedisin jetësor dhe u përcaktuan drejtime të reja për intensifikimin e bashkëpunimit me Misionin në fushën e mjedisit jetësor.