Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mbajti fjalim në promovimin e raportit: “De-rrezikimi i investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut: financa dhe politika të fokusuara në energji, ngrohje dhe ftohje”, përgatitur me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji të Rinovueshme (IRENA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)
Në fjalimin hyrës Ministri Nuredini theksoi nevojën për përfshirjen e sektorit privat paralelisht me sigurimin e politikave të qëndrueshme dhe kornizës investuese. Përveç Nuredinit fjalime hyrëse mbajtën edhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, Rabia Feroukhi Drejtoreshë e IRENA-s dhe Narine Sahakyan, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.
Raporti analizon politikat aktuale për burimet e rinovueshme të energjisë, identifikon barrierat specifike dhe rreziqet e lidhura që mund të pengojnë investimet nga sektori privat në energji të rinovueshme dhe jep rekomandime për kornizat e politikave dhe instrumentet financiare për të zvogëluar rreziqet me qëllim që të rrisin investimet në energjinë e rinovueshme.