Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot mbajti një takim pune me përfaqësuesit e ekipit studimor të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA (Japan International Cooperation Agency). Qëllimi i takimit ishte njohja me objektivat themelore të Projektit për mbledhjen dhe hulumtimin e të dhënave të menaxhimit të ujërave në zonën përreth Liqenit të Ohrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prezantimin e fushëveprimit të aktiviteteve në kuadër të misionit të ekspertëve.
Përveç Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë proces do të përfshihen në mënyrë aktive edhe Komuna e Ohrit, Komuna e Strugës, NP Sistemi i Kolektorëve Shkup, NP Ujësjellësi Ohër, NP Niskogradba Ohër dhe NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Strugë.
Pas përfundimit të misionit të ekspertëve, do të përgatitet një raport i cili do të tregojë masat e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e ujit të Liqenit të Ohrit, si dhe masat për të përmirësuar kapacitetin operacional të sistemeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza.