Përmirësimi i bashkëpunimit në fushën e cilësisë së ajrit përmes Institutit Meteorologjik Finlandez dhe ekspertëve të tjerë përkatës nga institucionet finlandeze përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së ajrit ishte tema kryesore e diskutuar sot nga Ministri Nuredini dhe Ambasadori Lahderwirta.
Ministri Nuredini prezantoi informacion mbi nivelin e ndotjes nga burime të ndryshme në të gjitha segmentet e mjedisit jetësor (uji, ajri, zhurma, toka, mbeturinat) dhe aktivitetet e ndërmarra nga Ministria bazuar në të dhënat e përpunuara nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit Automatik për Cilësinë e Ajrit Ambiental.
Teknologjia dhe përvoja finlandeze janë më se të mirëseardhura në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit.
Ambasadori Lahdevirta dhe ekipi i tij prezantuan një instrument nga një kompani finlandeze, i zbatuar në më shumë se 150 vende, i cili shërben për të monitoruar dhe parandaluar ndotjen e ajrit. Ambasadori theksoi se institucionet finlandeze janë të gatshme të mbështesin aktivitetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e ajrit ambiental në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Përveç kësaj, ambasadori shprehu gatishmërinë për të rritur aktivitetin ekonomik midis dy vendeve.