Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Ohrit, Ju fton të merrni pjesë në Debatin Publik mbi Projektligjin për shpalljen e Kënetës Studençishko si park natyror.
Debati Publik do të organizohet online në platformën ZOOM më 14.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00 – 13:30.
Për shkak të transparencës në procedurën dhe përfshirjen e popullatës lokale, riprodhimi i drejtpërdrejtë i Debatit Publik do të kryhet në Komunën e Ohrit. Popullsia lokale do të jetë në gjendje të ndjekë dhe të marrë pjesë në debatin publik përmes një video rrezeje që do të vendoset në sallën e madhe komunale në Komunën e Ohrit. Në këtë lokacion, masat KOVID të përshkruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore do të respektohen.
Projektligji për shpalljen e Kënetës Studençishko si park natyror është publikuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (www.ener.gov.mk)dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (www.moepp.gov.mk).
Komentet / mendimet / sugjerimet mbi Projektligjin për shpalljen e Kënetës Studençishko si park natyror mund të dërgohen me shkrim në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në adresën postare në vijim: Sheshi “Presveta Bogorodica” nr. 3, 1000 Shkup si dhe në e-mail adresën e mëposhtme infoeko@moepp.gov.mk, jo më vonë se 10 ditë pas mbajtjes së Debatit Publik.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në debat publik jo më vonë se 13.09.2021 (e hënë) në adresën e mëposhtme elektronike: skj.mzspp@gmail.com ose te Diana Sokolovska në: +389 76 233 020.
14 shtator, 2021
Platforma ZOOM
Join Zoom Meeting
https://us06web.zoom.us/j/88063097461?pwd=dXRvY2tOVFM2VllBbTlMUDRnYXh4QT09
Meeting ID: 880 6309 7461
Passcode: 706423
11:00- 11:15 | Hapja e Debatit Publik
Моderatori |
11:15-11:25 | Fjalimi i një përfaqësuesi nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor |
11:25:11:35 | Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Ohrit |
11:35:12:00 | Vlerat natyrore, kategoria e mbrojtjes, kufijtë e propozuar dhe zonat e propozuara të Parkut të Natyrës – Këneta Studençishko
Përfaqësuesi i Shoqatës për Konsulencë Ekologjike Decons-Emma, Shkup dhe ekipi i ekspertëve, përgatitës i Studimit për valorizimin e Kënetës Studençishko (2020) |
12:00-12:20 |
Procedura për shpalljen e Kënetës Studençishko si zonë e mbrojtur dhe Projektligj për shpalljen e Kënetës Studençishko si park natyrorPërfaqësues i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor |
12:20- 13:20 | Diskutim |
13:20-13:30 | Mbyllja e Debatit Publik
Моderator |