INFORMATË PËR MEDIA

Ju informojmë se nesër, më 28.11.2014(e premte), në orën 12:00 ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zëvendësi i kryetarit të Qeverisë dhe ministër i financave Zoran Stavreski, shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav dhe kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski, do ta vizitojnë vendin ku po zhvillohen aktivitetet ndërtimore rreth realizimit të projektit “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Prilep“.

Ngjarja do të mbahet në Rr. “Egejska“ në vendin përballë sallës sportive të Kombinatit të duhanit, ku do të jepen edhe deklarata për mediat.

Projekti financiarisht mbështetet nga IPA Programi Operativ për Zhvillim Rajonal 2007-2013.