Njoftim për fillimin e procedurës për miratimin e Projekt Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençicës për park natyror

Соопштение за отпочнувaње на постапка за донесување на Нацрт на Закон за прогласување на Студенчишко блато за парк за природата Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar procedurën për miratimin e Projekt Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençicës për park natyror.

Përderisa zgjat procedura për shpalljen e lokalitetit Këneta e Studençicës si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, solli Vendimin për mbrojtjen e saj të përkohshme. Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit me të cilin do të shpallet Këneta e Studençicës për zonë të mbrojtur, që është në fazën përfundimtare të përgatitjes. Ndërkohë, Këneta e Studençicës është shpallur një habitat ujor me rëndësi kombëtare sipas Konventës së Ramsarit.

Në përputhje me Vendimin për mbrojtje të përkohshme të Kënetës së Studençicës, për kohëzgjatjen e mbrojtjes së përkohshme të zonës nuk do të zbatohen aktivitete në PPU-në ekzistuese në qytetin e Ohrit në pjesën e Komunitetit Urban  – KU 17, Blloku urban – BU 17.1, si dhe përgatitjen dhe miratimin e planeve dhe projekteve urbanistike, plane urbanistike për rregullimin e parterit të hapësirës, zbatimin e procedurës për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të cilat janë të ndërtuara pa leje, zbatimin e procedurës për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, asgjësimin e rrënojave dhe mbeturinave komunale, përdorimi i produkteve të mbrojtjes kimike dhe plehrave minerale për aktivitete bujqësore, dhënia e koncesioneve të reja ose rinovimi i atyre ekzistuese në përputhje me rregullohet për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, rregulloret për token ndërtimore, si dhe rregulloret nga fusha e gjuetisë dhe peshkimit dhe zgjerimi ose ndërtimi i rrugëve të reja.

 

Debati publik mbi Projekt Ligjin për shpalljen e Kënetës së Studençicës për park natyror është planifikuar të mbahet në fillim të muajit shtator të vitit 2021.

 

Për datën e mbajtjes së debatit publik, publiku do të informohet në kohë.

 

Seti nga dokumentet është publikuar në portalin. www.ener.gov.mk dhe janë në dispozicion në linqet vijuese: