Bazuar në të dhënat nga Studimi për vlerësimin e vlerave natyrore të Maleve të Maleshevës dhe të Vlainës me një propozim për krijimin e zonës së mbrojtur – Maleshevën dhe duke marrë parasysh vlerat gjeologjike, gjeomorfologjike dhe biologjike, si dhe rëndësinë e veçantë për banorët e Berovës dhe Pehçevës, u imponua përfundimi se Malesheva i plotëson kriteret për t’u shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë V – zonë e mbrojtur.
Pas një iniciative të paraqitur nga MMJPH-ja, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Maleshevës për zonë të mbrojtur në kategorinë V – Peisazhi i Mbrojtur dhe udhëzoi MMJPH të zhvillojë një debat publik sipas propozimit, të përgatisë aktin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë të mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur dhe t’ia paraqesë propozimin përfundimtar Qeverisë për miratim.
Qëllimi:
Me shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur do të mundësohet: mbrojtja, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i vlerave natyrore të zonës së mbrojtur, emërimi i një entiteti menaxhues që do të kujdeset për zonën e mbrojtur, si dhe miratimi i Planit të Menaxhimit në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.
Shpallja e Maleshevës si zonë e mbrojtur ka për qëllim përmbushjen e detyrimeve të Planit Hapësinor Shtetëror (2004), qëllimet Aichi të Konventës për Diversitetin Biologjik (CBD), qëllimet dhe veprimet e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017 -2027), Strategjiën Kombëtare për Biodiversitetin me Planin e Veprimit për periudhën (2018-2023), si dhe progresin në zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë, konventat ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar nga vendi ynë (CBD, Bern, CITES, Bonn, Ramsar).
Afati kohor për hartimin e aktit:
Korrik 2021 – përgatitja e draft – Vendimit mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur;
Gusht 2021 – njoftimi i draft – Vendimit në faqen e internetit të MMJPH-së dhe ener portalit, organizimi i takimeve, debateve publike, shqyrtimi i vërejtjeve të paraqitura nga MMJPH dhe futja e vërejtjeve të paraqitura;
Shtator 2021 – Publikimi i versionit të dytë të tekstit dhe dorëzimi i projekt Vendimit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për konsultim dhe miratim ndërministror.
Palët e tanguara:
Organet e administratës shtetërore:
– Ministria e Ekonomisë;
– Ministria e Financave;
– Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë;
– Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;
– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve;
– Ministria e Kulturës, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore;
– Ministria e Mbrojtjes;
– Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;
– Sekretariati për Legjislacionin;
– Sekretariati për Çështjet Evropiane;
– Agjencia e Planifikimit Hapësinor;
– IK Qendra Konservuese – Shkup;
– Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike;
– Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit në Maqedoni
– Zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
ü Njësitë e vetëqeverisjes lokale:
‐ SHNJVL (Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale);
– Komuna e Berovës;
– Komuna e Pehçevës;
– Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit Lindor.
ü Ndërmarrjet dhe institucionet publike:
– NP Pyjet Kombëtare;
– EVN Maqedoni Elektranat SHPKNJP Shkup
– SHA MEPSO – Operatori i Sistemit të Transmetimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kompania Aksionare për Transmetimin e Energjisë Elektrike dhe Menaxhimin e Sistemit Energjetik;
– Federata e Sporteve Alpinistike të Maqedonisë;
ü Institucionet shkencore
‐ Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë;
‐ Fakultetit i Shkencave Matematike – Natyrore, Instituti i Biologjisë dhe Instituti i Gjeografisë;
‐ Fakulteti i Pylltarisë, Shkup;
– Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, Shkup;
– Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë;
– Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkup;
– Universiteti “Goce Dellçev”, Shtip.
ü Odat Ekonomike
– Oda Ekonomike e Maqedonisë;
– Shoqata e Odave Ekonomike të Maqedonisë;
– Oda e Tregtisë së Maqedonisë Veriperëndimore.
ü Organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
- Mënyra e përfshirjes së publikut të tanguar:
‐ Publikimi i projekt – aktit në faqen e internetit të MMJPH-së dhe ENER-it;
– Debati publik sipas projekt-aktit (data e saktë e debatit publik do të publikohet në mënyrë plotësuese në faqen e internetit të MMJPH-së dhe në mediat publike);
– Kërkimi i mendimeve dhe mbajtja e takimeve me palët e tanguara.
- Adresa e postës elektronike ku palët e tanguara do të jenë në gjendje të shkarkojnë versionin elektronik të ndryshimeve të propozuara në ligj dhe draft Raportin për VNR-në:
- Adresa dhe / ose adresa e postës elektronike ku mund të paraqiten mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:
- Personi përgjegjës për kontakt në ministri:
– Vllatko Tërpeski, udhëheqës i Sektorit për Natyrën E-mail: v.trpeski@moepp.gov.mk
– Vesna Indova, udhëheqëse e Sektorit të BE-së E-mail: v.indova@moepp.gov.mk