Më 10 dhe 11 qershor nëhotelin Skardus në Kodrën e Diellit, si pjesë e zonës së mbrojtur në të ardhmen, mbajti modulin e fundit të programit të trajnimit, i projektuar posaçërisht në përputhje me nevojat për menaxhim në zonat e mbrojtura, i konceptuar si trajnim për renxherët – rojet e sigurisë në zonat e mbrojtura.
Programi i trajnimit përfshinë rreth 30 renxherë – roje në zona të mbrojtura (të licencuar dhe potencialë), siç janë renxherëtë licencuar nga NP Parku Kombëtar “Galiçica”, NP Parku Kombëtar “Mavrovë”, NP Parku Kombëtar “Pelister”, Monumenti i Natyrës “Prespa” dhe Parku Natyror Ezerani – Komuna e Resnjës si organ kompetent për menaxhim dhe roje/ renxherë potencialë të licencuar në zonën e mbrojtur Parku Kombëtar i ardhshëm ” Mali Sharr”, Ndërmarrja Publike Pyjet Kombëtare me përfaqësues nga dega e Gostivarit dhe Tetovës si tëlicencuar potencial,Monumenti i Natyrës “Burimet e Vevçanit” -Komuna e Vevçanit si organ kompetent i menaxhimit dhe Malet e Osogovës, NP Pyjet Kombëtare, me përfaqësues nga dega e Koçanit si të licencuar potencial.
Në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i përvojave dhe të dhënave në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes dhe monitorimit në zonat e mbrojtura, në trajnim morën pjesë aktivisht edhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Pyjeve dhe Gjuetisë
Trajnimi u realizua përmes pesë moduleve që përfshinë temat: Legjislacioni përkatës në fushën e mbrojtjes së natyrës; Ruajtja dhe monitorimi i vlerave natyrore; Bashkëpunimi ndërinstitucional me inspektoratet; Përmirësimi i komunikimitdhe aftësive personale. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, renxherët morën certifikata.
Trajnimi u organizua dhe u zhvillua nga trajnerë të licencuar Daniel Bogner dhe Anela Stavrevska-Panajotova, në bashkëpunim me Sektorin e Natyrës të MMJPH-së dhe UNEP, dhe në kuadër të projektit UNEP / GEF “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës ”.