Zëvendës Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska sot hapi trajnimin dy-ditor në terren të mbajtur në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) në Parkun Kombëtar Pelister dhe rajonin e Prespës”.
Sigurimi i një statusi të favorshëm të ruajtjes së specieve dhe habitateve të tyre natyrore është një qëllim prioritar i MMJPH-së. Shpresoj që rezultatet dhe të dhënat nga projekti të kenë një funksion aplikues në zbatimin e politikave të mbrojtjes së biodiversitetit, do të pasurojnë bazën e të dhënave shkencore për troftën e Prespës dhe do të kontribuojnë në përcaktimin e situatës me popullatën e kësaj specie në PK Pelister dhe rrethinat e tij. Të dhënat nga projekti do të japin një kontribut të rëndësishëm në rishikimin e Planit të Veprimit për mbrojtjen e troftës së Prespës – tha zëvendës ministrja Oxhaklieska.
Trajnimi në terren përfshin një demonstrim të metodologjisë për hulumtime ikologjike mbi lumenjtë Brajçinska dhe Kranska dhe ka për qëllim përmirësimin e punës dhe komunikimit midis palëve të interesuara dhe rolin e tyre në monitorimin dhe ruajtjen e troftës endemike dhe të rrezikuar.
Projekti financohet nga PONT (Prespa-Ohrid Nature Trust) dhe CEPF (Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike), dhe zbatuesi i projektit është Fondacioni Ballkanik për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me partnerin zyrtar të Ecosvest të WWF Adria.