TREGIMI PËR RRUSHIN E ARIUT DHE NJERËZIT

Shikoni ” Tregimin për rrushin e ariut dhe njerëzit” dhe zbuloni rreth arit shërues të vendit tonë. Vid-eoja shtatëmbëdhjetë minutëshe tregon një lloj të rrallë të bimëve që mblidhen tradicionalisht në vendin tonë.

Prikazna za meckinoto grozje i lugjeto

Përmes videos do të kuptoni se:

  • Ne mund të sigurojmë cilësi të mirë të lëndës së parë dhe mbijetesën e bimëve vetëm nëse përmbahemi në disa rregulla, të treguara me animacion.
  • Ekspertët rekomandojnë rrushi i ariut të mblidhet nga shtatori deri në tetor. Atëhere frutat formohen dhe piqen, dhe fleta ka përqendrimin më të lartë të përbërësit medicinal arbutin.
  • Grumbullimi i bimëve të egra për qëllime tregtare, prodhimi dhe aktivitete të tjera ekonomike duhet të bëhet me një leje të dhënë. Leja për mbledhjen e bimëve të egra lëshohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrja Publike Pyjet e Maqedonisë.
  • Grumbullimi i bimëve të egra në sasi të mëdha për qëllime tregtare në Evropë praktikohet vetëm në disa vende të Ballkanit. Vendi ynë është një nga të paktët në të cilët lejohet mbledhja e rrushit të ariut për shkak të rëndësisë së tij ekonomike për popullatën lokale, dhe institucionet kompetente përcaktojnë rregullat dhe ushtrojnë kontroll.

Republika e Maqedonisë Veriore ka një vendpozitë dhe klimë që kontribuojnë për të qenë një nga vendet më të pasura në Evropë për sa i përket biodiversitetit. Bimët e egra janë një pjesë e rëndësishme e këtij thesari, jo vetëm për natyrën, por edhe për njerëzit, dhe veçanërisht për ata që jetojnë në zonat rurale malore. Kujdesi për natyrën dhe burimet e saj është një përgjegjësi e përbashkët, prandaj duhet ta mbrojmë atë, ashtu si kujdesemi për shtëpitë dhe kopshtet tona.

Burimet e bimëve të egra të mbledhura nga natyra janë të rinovueshme, por jo dhe të pashterueshme. Shteti po përballet me sfidën e gjetjes së ekuilibrit dhe kjo është arsyeja përse po bën përpjekje për të vendosur rregulla për mbledhjen e qëndrueshme të frutave dhe bimëve të egra nga natyra. Për këtë qëllim është e nevojshme vlerësimi i rregulltë i sasive dhe vëzhgimi i popullatave të llojeve të caktuara të cilat përdoren intensivisht, të tilla siç është rrushi i ariut. Përdorimi i kësaj bime medicinale, pa rrezikuar mbijetesën e saj, është me interes të përbashkët për të gjithë, për institucionet, për popullatën lokale dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore. Vetëm me ndihmën e bashkësive lokale mund ta mbrojmë këtë lloj dhe njohuritë, aftësitë dhe kujdesi i koleksionistëve janë çelësi për mbijetesën e saj në të ardhmen.

Videoja u përgatit brendakornizës së projektit Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës, financuar nga Fondi Global për mjedisin jetësor dhe zbatohet përmes Programit për mjedisin jetësor të KB-së dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ( MMJPH).Aktiviteti i projektit u zbatua nga Fondacioni Informacion dhe Mbrojtja e Natyrës, një degë në Republikën e Maqedonisë Veriore

Link: https://www.youtube.com/watch?v=S-IfXqZM16o