Gjatë vizitës së ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nasser Nuredini në Athinë, në kuadër të Forumit Ekonomik Delfhi, ai pati një takim dypalësh me homologun e tij grek, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas.
Në takim u hapën çështjet kryesore në fushën e mjedisit jetësor me interes të përbashkët, meç’rast të dy ministrat u angazuan për mbështetje të veçantë të komunave në rajonin ndërkufitar për përdorim efikas të programeve ndërkufitare të BE-sëgjatë aplikimit për projekte të veçanta të përbashkëta.
Një nga temat kryesore të bisedës ishte niveli alarmant i ujit në Liqenin e Prespës, për të cilin u ra dakord për një takim të veçantë tematik trepalësh të nivelit të lartë midis Republikës së Shqipërisë, republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht fillimittëpunës së komitetit të Parkut të Prespës nga mesi iqershorit. Të nominuarit nga tre vendet në grupet e punës në nivelin teknik deri atëherë do ti sigurojnë të dhënat e nevojshme për shkëmbimin e tyre dhe analizën e takimit të planifikuar.
Përveç Liqenit të Prespës, ata diskutuan gjithashtu për menaxhim më të mirë të përbashkët të ujit të Liqenit të Dojranit dhe përmirësimin e përdorimit të ujit për qëllime bujqësore, si dhe projekte të planifikuara të përbashkëta për lumin Vardar.
Ministri grek shprehu gatishmërinë për të mbështetur përgatitjen dhe harmonizimin e legjislacionit tonë me kërkesat e BE-së, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e menaxhimit të mbeturinavedhe zbatimit të parimit të qarkullimit.