Duke theksuar se shpallja e Malit Sharrit si park nacional është vetëm faza e parë e rrugës, se para ne qëndron një sfidë edhe më të madhe, pas miratimit të propozimit në Kuvend, ndërsa kjo është
përgatitja e Planit për Menaxhim, gjatë së cilit përveç mbrojtjes së vlerave unike natyrore të kësaj pasurie tonë malore, në të njëjtën kohë duhet të sigurojmë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe të mbrojmë interesat e popullatës lokale dhe të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, Ministri Nuredini tha:
“Në atë kuptim, të dhënat e fituara nga këto analiza që prezantohen sot nga hulumtimi i mendimit të banorëve të të gjitha vendbanimeve në parkun e ardhshëm nacional Mali Sharr, së bashku me studimin socio-ekonomik që ishte përgatitur më parë me mbështetjen e UNEP-it, japin informacion të rëndësishëm dhe janë pikënisje e mirë për përgatitjen e Planit për Menaxhim të Parkut Nacional Mali Sharr, si aktiviteti ynë i radhës. Tani më kemi njohuri se cila pjesë ka nevojë për komunikim më serioz me popullatën, promovim të përfitimeve dhe përcaktimin e aktiviteteve.”
Më shumë: https://bit.ly/31uILgD