Pajisja e sofistikuar laboratorike u promovua sot në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, i cili saktësisht analizon dhe përcakton burimet individuale të ndotjes së ajrit. Bëhet fjalë për pajisje më moderne në këtë fushë në botë për analizën e aerosoleve (grimcat e ajrit), të furnizuara në kuadër të projektit” Përballja me ndotjene ajrit në Shkup”, financuar nga Agjencia suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar- (SIDA), dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Ndotja e ajrit është rreziku më i madh shëndetësor në Evropë dhe disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit janë regjistruar këtu në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, Manastir, Tetovë. Me këtë projekt, Suedia kontribuon në një analizë dhe zbulim më të mirë të burimeve të ndotjes, e cila do të zhvillojë strategji më të mira për parandalimin e ndotjes bazuar në këto të dhëna. Si pjesë e mbështetjes së saj për procesin e pranimit në BE dhe miratimin dhe zbatimin e Kapitullit 27 të Legjislacionit Evropian të Mjedisit, Suedia mbetet e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet për përballje me sfidat mjedisore dhe për të ndihmuar në aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së ajrit,” deklaroi ambasadorja suedezeKristin Forsgren Bengtson .
“Ndotja e ajrit mund të parandalohet nëse dimë dhe punojmë për zgjidhjen adekuate të burimeve të ndotjes. Veprimi i menjëhershëm në të gjitha nivelet e shoqërisë është strategjia më e mirë. Në këtë drejtim, përmirësojmë bashkëpunimin me qytetarët, subjektet afariste, vetëqeverisjet lokale, por edhe me akademinë. Kjo nënkupton monitorimin e duhur të ndotësve kryesorë, duke zbuluar burimet e ndotjes, kuptimin e shkaqeve dhe duke projektuar veprime konkrete për t’i kapërcyer ato bazuar në metoda të përparuara dhe të sofistikuara shkencore “- tha Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.
“Me këtë pajisje, ne rrumbullakojmë një platformë plotësisht funksionale që bashkon të gjitha aktivitetet e nevojshme në përballjen me ndotjen e ajrit. “Të dhënat e mbledhura nga stacionet statike dhe mobile të vendosura në kuadër të projektit në disa vende në Shkup, do të analizohen me shpejtësi të madhe dhe saktësi të lartë, të cilat do të zbulojnë burimet e ndotjes,” tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Sahakjan.
“Shkenca dikton nevojën për investime më të mëdha për të përballuar këtë problem,” shtoi Sahakjan.
Pajisja e re u furnizua në kuadër të projektit ” Përballja me ndotjen së ajrit në Shkup”, me vlerë mbi dy milionë dollarë amerikanë.