Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, realizoi një takim pune me ambasadorin suedez E.T. Mats Stafanson dhe zëvendësin e tij Aleksander Mojsijuk.
Në mbledhje u bisedua për situatën në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë dhe qeverisë së Suedisë në të ardhmen. Interes i posaçëm u shpreh për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal edhe në sferën e ujit, ajrit dhe mbeturinës.