Në uebinarin e sotëm u prezantuan rezultatet e analizës së mundësive për vendosjen e tatimittë karbonit në vendin tonë me emrin “Udhërrëfyesi për vendosjen e tatimit të karbonit”
Gjetjet tregojnë se vendi ynë ka bërë progres të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës me karbon të ulët të politikavenë lidhje me ndyshimet klimatike dhe energjinë. Në kontributet e rishikuara kombëtare të ndryshimeve klimatikejanë propozuar 67 masa dhe politika (në përputhje me “skenarin e gjelbër” të Strategjisë së Energjetikës deri në vitin 2040), zbatimi i të cilave do të mundësojë ulje të emetimeve të gazrave serë me 51% në 2030.
Vendosja etatimit të karbonit mund të ketë ndikimin më të madh të përgjithshëm në uljen e emetimeve të gazrave serë në vendin tonë. Vendosja etatimit të karbonit në përputhje me vlerat ekzistuese të një tatimi të tillë në BE, do të ulte emetimet e gazrave serë në vendin tonë me gati gjysmën dhe do të mbështeste transformimin e sektorit të energjetikës.
Analiza u përgatit në kuadër tëProjektittë auditimit të kontributeve kombëtarepër ndryshimet klimatike, i zbatuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetje teknike dhe financiare nga UNDP-ja dhe GEF-i. Hartues i këtij i dokumentit është organizata Center for Clean Air Policy, e cila, me mbështetjen e konsulentëve kombëtarë, bëri një analizë se si të hartohet më mirë një tatim karboni në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përgatiti një udhërrëfyes për zbatimin e kësaj mase tatimore.