Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për ndarjen e kontratës për realizimin e projektit: “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës”. Kontrata përfshin zëvendësimin dhe rindërtimin e tubave të vjetër me një gjatësi të përafërt prej 8.24 km; ndërtimi i një rrjeti sekondar të kanalizimeve me një gjatësi të përafërt prej 69 km; ndërtimi i një kolektori me një gjatësi të përafërt prej 27 km; ndërtimi i stacioneve të pompimit dhe ndërtimi i puseve dhe prizave të shtëpive për afërsisht për 4630 familje shtesë.
Tenderi u shpall sot, 15.03.2021 në faqen zyrtare të Sektorit për Financimin Qendror dhe lidhjen e kontratave në Ministrinë e Financave.
Projekti do të financohet nga IPA 2 Programi i mjedisit jetësor dhe aksioneve klimatike (2014-2020).