E përshëndesim vendimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë që ta promovojë përdorimin e burimeve të ripërtëritura të energjisë, me çka edhe praktikisht po realizohet një nga aksionet e Planit për kampusin e emisioneve të ulëta dhe që pritet që të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë simbolike në zbutjen e ndryshimeve klimatike, për çka nevojiten qasje dhe teknologji inovative ekologjike – deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi në kremtimin me rastin e shënimit të 13 –vjetorit të formimit të këtij Universiteti dhe vënies në përdorim të instalimit për fitimin e energjisë nga biomasa.
– Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinator kombëtarë i ndryshimeve klimatike, në bashkësinë akademike sheh një partner në realizimin e aktiviteteve nga sfera e ndryshimeve klimatike, e cila është mjaft komplekse dhe kërkon partneritet me palë të ndryshme të tanguara. Edukimi dhe ngritja e njohurive për ndryshimet klimatike janë një nga faktorët kyç për ballafaqimin e drejtë me të njëjtat– theksoi ministri Izairi në fjalimin e tij.
Universiteti do të heqë dorë nga përdorimi i mazutit ndërsa në vend të tij, për fitimin e energjisë për ngrohje do të shfrytëzojë biomasë, përkatësisht peleta, me çka në mënyrë të konsiderueshme do të kontribuojë për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë.