Zëvendës Ministrja Hristina Oxhaklieska u takua me drejtoreshën e Agjencisë për Planifikim Hapësinor, Andrijana Andreeva.Në takim u diskutuan aktivitetet përgatitore për fillimin e procesit të përgatitjes së një Plani të ri Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i qasjes së re metodologjike në planifikimin hapësinor, në përputhje me metodologjinë për përgatitjen e planeve hapësinore, e cila u përgatit në vitin 2020, duhet të ofrojë zgjidhje moderne për rregullimin e ardhshëm hapësinor, duke marrë parasysh karakteristikat e rajoneve të caktuara në vend. Në takim, Oxhaklieska theksoi rëndësinë dhe nevojën për integrimin e ndryshimeve klimatike, si një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në krijimin e zgjidhjeve të ardhshme të planifikimit.Dispozitat e Planit Hapësinor ekzistues të Republikës së Maqedonisë (2004-2020) vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në përgatitjen e Planit të ri Hapësinor.
Metodologjia e re do të integrojë ndryshimin e klimës në planin e ri hapësinor të RMV
February 17, 2021