Zëvendës Kryeministri i ngarkuar me Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore, Lupço Nikollovski, së bashku me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska, sot ishin për vizitë në lokacionin në Konjari i Poshtëm i Shkupit ku gërmohet rërë dhe zhavorr.
Analizat paraprake të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë një probabilitet të lartë që koncesioni i personit juridik EURO PROGRES DOOEL f. Konjari i Poshtëm, Petrovec, është lëshuar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat, dmth që kufijtë e koncesionit janë në zonën e përmbytjes së lumit Pçinjë
Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski theksoi se si koordinator i shërbimeve të inspektimit, ai është në detaje i njohur me rastin nga ministria përkatëse dhe inspektorati kompetent, janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm, me qëllim që të hetohet çështja në detaje dhe të veprohet në përputhje me ligjet dhe rregulloret.
“Ligjet duhet të respektohen, askush nuk është mbi ligjin, duhet të ketë rregull dhe disiplinë, sidomos kur bëhet fjalë për diçka që prek mjedisin dhe përfundimisht sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Mbrojtja e mjedisit dhe kushteve të jetesës në çdo rajon të vendit tonë është një përparësi kryesore e Qeverisë. Lufta për mbrojtjen e mjedisit është e përbashkët dhe nuk ka kompromis për këdo që do të ndikojë në kërcënimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa qytetarët të kenë kushte dinjitoze dhe të sigurta të jetesës, të jetojnë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm dhe askush nuk duhet ta lërë pas dore atë në logari të ndonjë interesi biznesi,” tha Nikollovski.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, theksoi se kjo Ministri i jep mbështetje të plotë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe në përputhje me rezultatet e inspektimeve të koordinuara të cilat pritet të përfundojnë, së bashku me Qeverinë do të merren masat e nevojshme për të zgjidhur çështjen.
“Ne punojmë së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit në mënyrat se si do të jemi në gjendje të kontrollojmë dhe adresojmë siç duhet situatën e ujërave në vend përmes inspektorëve të mjedisit, dhe gjithashtu bashkëpunojmë me Inspektimin teknik, i cili është organi kompetent për këto koncesione. “Ky aktivitet i koordinuar midis Ministrive dhe Inspektorateve, si dhe ekspertëve dhe administratave përkatëse, është një shembull i mirë se si të punojmë për të gjitha çështjet në vend, nëse duam të zbatojmë standardet e nevojshme mjedisore,” tha Nuredni.
Drejtori i Inspektoratit të Mjedisit, Petrovska, theksoi se për të pasur vlefshmëri ligjore, të dhënat nga DPHM do të duhet të konfirmohen me matje dhe ekspertizë shtesë, të cilat do të realizohen në procedurën e mëtejme të inspektimit, por jo se nuk priten ndryshime midis këtij zbulimi paraprak dhe hulumtimeve të mëtejshme më të hollësishme.
“Një tjetër mospërputhje është identifikuar në lëshimin e Lejes së Shfrytëzimit në vitin 2019. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të vazhdojë të mbledhë prova në mënyrë që të rishikojë Marrëveshjen e Koncesionit, dmth. Lejet e Shfrytëzimit dhe do të informojë Ministrinë e Ekonomisë për indikacionet në lidhje me shkeljen e Ligjit të Ujërave. Përgatitja e një raporti të ri për bllokun B gjithashtu do të kërkohet, duke pasur parasysh që ai ekzistues nuk është i harmonizuar me Rregulloren aktuale.
“Derisa të përgatitet dhe miratohet Elaborati, nga Inspektimi Teknik Shtetëror do të kërkohet të urdhërojë pezullimin e punimeve në Bllokun B,” tha Petrovska.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të vazhdojë të mbledhë prova, në mënyrë që të rishikojë Marrëveshjen e Koncesionit, dmth lejet e shfrytëzimit.