Кonsultim publik mbi Draft-Studimin për vlerësimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit

Sot u mbajt një ngjarje për konsultim publik mbi Draft-Studimin për vlerësimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit, në kuadër të projektit aktual GEF / UNEP “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës “(STAR 5), ku MMJPH është partneri dhe përfituesi kryesor. Aktiviteti i projektit zbatohet nga Zyra Rajonale e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO) në bashkëpunim me MMJPH dhe UNEP, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas.
Ohrid

Procesi i përfshirjes dhe konsultimit me publikun nuk është i organizuar në përputhje me detyrimin ligjor, por është rezultat i dëshirës për informim dhe përfshirje të hershme të publikut, në mënyrë që të gjithë palët e interesuara të njihen me Projekt – Studimin dhe të japin sugjerimet e tyre, rekomandimet dhe komentet e tyre lidhur me të njëjtën, edhe para procedurës për shpalljen e Liqenit të Ohrit një zonë e mbrojtur në kategorinë Monument i Natyrës. Kështu që, MMJPH, UNEP dhe IUCN tregojnë transparencën dhe përfshirjen e tyre, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për një zonë siç është Liqeni i Ohrit.

Vërejtjet dhe komentet mbi këtë version pune, publiku do të jetë në gjendje t’i paraqesë deri më 31 dhjetor, pas së cilës draft-versioni i studimit do të finalizohet dhe dorëzohet në MMJPH.
Në kuadër të këtij aktiviteti të projektit, do të përgatitet një Draft- Plan për menaxhimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit.