Nën titullin “AJRI I BALLKANIT NDËRMJET DY ZJARREVE ” dje dhe sot mbahet Konferenca Rajonale mbi Zgjidhjet e Ndotjes së Ajrit në Ballkan, në të cilën Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë si panelist.
Si u kanalizuan aktivitetet e MMJPH, Qeverisë së RMV dhe qyteteve që ishin të parët në listën e ajrit të ndotur me grimca PM 10 dhe PM 2.5 gjatë vitit të kaluar, dhe mbi të gjitha se si u zbatua aksioni për ndryshimin e mënyrave të ngrohjes në 10,000 familje , në 4 qytete të vendit, me cilat sfida përballen dhe kur dhe cilat rezultate mund të priten ishin temat mbi të cilat Ministri Nuredi ndau përvojat tona me vendet e tjera të rajonit.
Varfëria e energjisë, ngrohja joefikase me soba dhe materialet e ngrohjes me cilësi të dobët dhe nevoja për të ndryshuar vazhdimisht mënyrën e ngrohjes së familjeve si një mundësi për të përmirësuar seriozisht cilësinë e ajrit janë konfirmuar si pikëpamje të pranuara përgjithësisht në rajon.