Zëvendës Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, realizoi një takim pune me Këshilltaren Speciale për Kulturë në Ministrinë e Kulturës, Valentina Poceska. Takimi u përqendrua në tejkalimin e problemeve në lidhje me menaxhimin e rajonit të Ohrit dhe zbatimin e drejtimeve strategjike për mbrojtjen e zonës. Respektimi i rekomandimeve të UNESCO-s është i domosdoshëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të zonës dhe mbrojtje adekuate të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, e cila kërcënohet të jetë në listën e zonave të rrezikuara nga UNESCO.
Në takim, Oxhaklieska dhe Poceska ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë është i nevojshëm për të përmbushur rekomandimet e shënuara në raportin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.